Rita Ora krenohet me Kosovën pas MTV Music Awards

Showbiz
46
5

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, shumë herë dëshmon që është krenare për prejardhjen e saj.

Ajo në shkurt të këtij viti ka performuar në Prishtinë për nderë të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Në këtë koncert ajo madje kishte përgatitur një surprizë për të gjithë të pranishmit duke e bërë remix këngën “Black Widow”, duke i shtuar pjesë nga Vallja e Shotës.

Prejardhjen e saj ajo e tregoi edhe me shumë krenari në “Video Music Awards”, ku fitoi edhe çmimin e këngës më të mirë ritmike, me këngën “Lonely Together”.

Ajo pas marrjes së çmimit në krahët e këngëtares tjetër shqiptare, Bebe Rexha, të cilat shihen shumë të lumtura derisa Bebe thotë “shqiptarja e parë që fiton VMA”, ku Rita e bën edhe shqiponjën me duar.

Së fundmi, Rita Ora në llogarinë e saj në instagram, ka postuar një foto montazh në të cilën shihet këngëtarja me çmimin e fituar në duar teksa prapavija është flamuri i Kosovës.

Në foto ka shkruar “Historike, shumë krenare #Kosovapërgjithmonë!”

Facebook Comments

POST A COMMENT.