Mjekët nisin grevën, paralajmërojnë bojkot të punës në janar

AllgemeinLajm
120
0

Stafi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë ditës së djeshme ka nisur grevën 24-orëshe, duke kërkuar ngritjen e pagave për gjithë personelin shëndetësor. Për shkak të grevës në QKUK janë trajtuar vetëm rastet emergjente, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetari i Federatës së Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se nëse nuk ka rritje të pagave për mjekët në muajin janar të vitit 2019 stafi mjekësor do ta bojkotojë punën. Sipas tij, nëse nuk ka reflektime rreth kësaj çështjeje do të merren edhe masa tjera. “Më datën 20 dhjetor 2018 mbahet Këshilli drejtues i Federatës, i cilin do të marrë vendime në nivel nacional. Nëse nuk ka reflektim, nuk besoj që do të jenë vendimet e mira. Këtë mbledhje e kemi bërë para aprovimit të buxhetit për t’i paralajmëruar, me siguri do të bëjmë edhe një grevë paralajmëruese. Unë e di që në janar do të dalë ajo që kemi thënë bojkoti i vendeve të punës nëse nuk ka rritje të pagave nga ana e Qeverisë për të gjithë punëtorët shëndetësorë. Deri më 20 dhjetor do ta lëmë vakuumin për bisedime”, ka 

Syla ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë trajtuar vetëm rastet emergjente. “Asnjë rast tjetër nuk do të trajtohet përveç atyre emergjente në të gjitha klinikat. E di që populli është i shqetësuar, por populli duhet të na kuptojë. Qe një vit i kemi shterur bisedimet me ta. Nuk kemi çfarë të bisedojmë nëse ata nuk dalin me ofertë konkrete”, ka thënë ai.

Në anën tjetër zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka thënë për “Zërin” se greva ka pasur rrjedhë normale dhe se pacientët me raste emergjente dhe ata të shtrirë në klinika kanë marrë shërbimet shëndetësore. “Jemi njoftuar me kohë nga ana e Federatës Sindikale e Shëndetësisë lidhur me grevën njëditore në QKUK. Duke u bazuar në referimet e deritanishme, greva ka pasur rrjedhë normale, të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmë emergjente shërbimin po e marrin në Klinikën Emergjente. Po ashtu pacientët e shtrirë në klinika po i marrin shërbimet shëndetësore”, është thënë për gazetën. 

Facebook Comments

POST A COMMENT.