Beteja me vetëbesimin e Dua Lipës

Showbiz
199
0

Muzika e bukuroshes shqiptare Dua Lipa, vjen nga ndjenjat e saj të vetëbesimit të ulët që ka. Ylli i hitit ‚New Rules‘ e pranon se i kanalizon çështjet e saj që lidhen me vetëbesimin në muzikën e saj, por e ka të vështirë të performojë këngët e saj në skenë, transmeton Zeri.info.

“Të ngrihem dhe të interpretoj këngët e mia, ndjehem shumë e sigurt. Mirëpo, shumica e këngëve vijnë nga një vend ku mungon vetëbesimi. Ajo që gjithmonë kam dashur, është një mënyrë për të portretizuar vetëbesimin në muzikën time, duke u munduar ta shtyjë veten të ndjehet më mirë në situata të caktuara. Sikur që kam shkruar “Hottern Than Hell” (Më e nxehtë se ferri), pasi dikush kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e mirë, çka ka bërë të duket sikur si nuk ka mundur të ngopet me mua. Mendoj se kjo më bën të ndjehem e fuqishme”, ka deklaruar këngëtarja 22-vjeçe.

Ylli botërorë i muzikës, mendon se mënyra më e mirë është të jesh e sinqertë me muzikën e saj dhe gjithmonë mundohet të flasë me mendjen e saj në këngët e saj.

“E kam kuptuar se i vetmi person i cili do të nxjerr këngën vërtetë të sinqertë nga unë, është vetja ime. Prandaj kam thënë në ‘djall’, do të flasë sipas mendjes sime. Vetëm do ta bëj për hatrin e muzikës dhe për hatrin e nxjerrjes më të mirën nga vetja ime”, ka shtuar Dua.

 

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këngët e saj nuk mund të inspirohen nga një ngjarje e vërtetë dhe të marrë drejtim krejt tjetër në fund./ZERI

Facebook Comments

POST A COMMENT.