Asnjë kilogram nga qindra-mijëra tonë fruta e perime shqiptare nuk është kthyer nga BE

Lajm
124
2

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “niveli i sigurisë ushqimore në Shqipëri është i lartë në krahasim me dje, në krahasim me nesër kemi shumë për të bërë”.

Në emisionin “JAVA” në Radio Televizionin Shqiptar, Kryeministri theksoi se “si ka mundësi nuk është kthyer nga BE, që janë kontrollet super të rrepta asnjë kilogram nga qindra-mijëra tonë fruta e perime që ne kemi eksportuar?”

“Këtu bëhet që çdo gjë që hahet nga produktet bujqësore është e intoksikuar. Si shpjegohet që të huajt që vijnë në Shqipëri thonë se këtu hahet shkëlqyeshëm?” – u shpreh Rama. /k.s/

Facebook Comments

POST A COMMENT.