Publikuar ne: Fr, Jan 27th, 2012

Nese i heket titulli Republika e kosovës, Kryqyteti do te jet tani Beograd

Kosovës nuk i duhet kurrfarë përfaqësimi në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, nëse “detyrohet” të heqë dorë nga “Republika”. Këtë bindje e kanë shprehur pa dallim deputetë nga tri partitë opozitare, të enjten, ditën kur është pritur që në Kosovë të mbërrijë ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputet i LDK-së, Skënder Hyseni, ka shfaqur drojën se Kosova do të shndërrohet në një Palestinë të dytë, nëse pala vendëse pranon të hyjë në koncesione për shtetësinë e saj.

Ai e argumenton këtë me faktin se shtetet që aktualisht kanë qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës do të mësohen ta trajtojnë këtë vend si të tillë edhe në të ardhmen dhe nuk do ta njohin asnjëherë shtetësinë e saj.

“Fusnota, përkatësisht të gjitha ato që e betonojnë neutralitetin ndaj statusit janë të dëmshme dhe do t’i pengojnë dhe bllokojnë njohjet e mëtejme të shtetit të Kosovës, sepse bota do të mësohet me Kosovën si një shtet që e ka njëlloj statusi gjysmak si të Palestinës. Prandaj, Kosova nuk guxon të pranojë për vete asnjë zgjidhje gjysmake”, ka deklaruar ai.

Një ditë më herët shefja e ekipit negociator vendës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se pala vendëse është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë.

Shenoe nje Koment