Publikuar ne: Do, Jan 26th, 2012

Në aksident vdesin burrë e grua

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë automobilistik në rrugën e Fushë Dukatit në Vlorë

Aksidenti ndodhi mëngjesin e të mërkurës, kur automjeti Opel me targë Vlore Vl 6408 C ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe duke shkaktuar vdekjen e dy prej pasagjerëve në makinë dhe lëndimin e drejtuesit të saj.

Policia e Vlorës, e cila ka mbërritur në vendin e aksidentit informon se në aksident gjetën vdekjen dy bashkëshortët e moshuar Sulo Liko dhe Mino Liko, nga Dukati i Vlorës.

Sipas policisë bashkëshortja e Sulo Likos ka gjetur vdekjen e menjëhershme në aksident, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë pas plagëve të rënda në spitalin rajonal.

Policia rajonale po heton për arsyet e aksidentit, që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe rrëshqitjes së makinës për shkak të motit.

Shenoe nje Koment