www.KnaQu.Net

Chelsea shkruan historinë
Chelsea është triumfuesi i sivjetmë i garës më të madhe evropiane për klube – Ligës së Kampionëve. Rezultati i takimit të zhvilluar në Allianz Arena pas kohës së rregullt dhe pas vazhdimeve ishte 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive më e saktë rezultoi skuadra e Chelseat.

Një Bayern i jashtëzakonshëm u shfaq në fraksionin e parë të lojës me një dominim total dhe administrim të ndeshjes, e cila u zhvillua në pjesëfushën që u takonte lojtarëve me fanellat e kaltra.

Të panumërta ishin rastet e bavarezëve në 45 minutat e para të takimit, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre. Rastin e parë të vërtetë e pati Arjen Robben, i cili depërtoi në zonë për të goditur, mirëpo aty ishte Petr Cech për ta ndalur.

Pasuan goditjet nga Schweini dhe Kroos, dhe një seri tastesh të humbura nga Ribery, Mueller, Robben e Gomez. Ndërkohë, që e pathyeshme u tregua mbrojtja e ekipit anglez.

Rastet e vetme të Chelseat në këtë gjysmëlojë ishin një gjuajtje e lirë nga Juan Mata që përfundoi mbi portë dhe një goditje nga Salomon Kalou, të cilën e ndali Neuer.

Edhe gjysma e dytë filloi me një fotografi të ngjashme – me Bayernin që sulmonte dhe Chelsean që priste rastin nga ndonjë kundërsulm. Franck Ribery arriti ta tundë rrjetin, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Blutë vazhduan t’i bëjnë ballë ofensivës agresive të lojtarëve me fanellat e kuqe, të cilët shpërdoruan raste të shumta shënimi.

Ishin momente të shkurtra kur lojtarët e Chelseat dilnin nga gjysma e tyre për të rrezikuar dhe menjëherë kthehej loja e zakonshme – bavarezët sulmonin, të kaltrit mbroheshin.

Dhe më në fund erdhi goli. Ishte minuta e 83-të kur u thye mbrojtja e çeliktë e Chelseat. Thomas Mueller e mposhti me kokë portierin Cech pas një harkimi të Toni Kroos (83’).

Mirëpo, befasia e Bluve këtë edicion nuk mungoi as në finale. Pas një krosimi nga këndi të Juan Matas, rezultatin e barazoi, kush tjetër pos Didier Drogbas (88’).

Duke qenë se nuk u shënuan gola të tjerë, loja shkoi në vazhdime për t’u kërkuar fituesi.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së parë të vazhdimeve, Drogba bëri një gabim fatal duke ndërhyrë nga prapa në Ribery në zonë, dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori Arjen Robben, por i jashtëzakonshmi Petr Cech e ndali goditjen e tij.

Në 15 minutat e fundit të kësaj finaleje dramatike, lojtarët e Bayernit diktuan lojën që e bënë gjatë gjithë sfidës, mirëpo vazhduan me moskonkretizimin e rasteve të tyre. Dhe meqë nuk pati gola, u desh që penaltitë të vendosin fituesin.

Pas ekzekutimit të penaltive, më të suksesshëm u treguan lojtarët me fanellat e kaltra, kështu që Chelsea shpallet fitues i edicionit 2011/2012 në Ligën e Kampionëve.

Ky është titulli i parë në histori të skuadrës londinezë në Ligën e Kampionëve.

Champion League – Finalja: Bayern Munchen – Chelsea (Live)
88’ Goooool, Bayern Munchen – Chelsea 1:1. Droga gjendet më së miri pas ekzekutimit të goditjes së dytë nga këndi dhe me kokë barzon shifrat.

86’ shënuesi i golit të vetëm, Muler zëvendësohet nga mbrojtësi gjigant Van Byten

86’ David Luiz ndëshkohet me kartonin e verdhë për të quar në dy numrin e kartonëve për Chelseas.

84’ Menjëherë reagon trajneri Di Mateo duke inkuadruar në lojë sulmuesin spanjoll Torres, i cili zëvendësoi Kaloun

83’Gooooool, Bayern Munchen – Chelsea. Muler shënon me kokë nga afërsia për të zhbllokuar më në fund rezultatin pas një sërë atakimesh drejt portës së Chelsea.

81’ KV: Cole ndëshkohet me kartonin e verdhë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Mulerit.

76’ Cech me mund të madh dëbon topin në goditje nga këndi, pas harkimit të rrezikshëm nga Ribery

74’ Chelsea ndryshon formacion, Bertrand zëvendësohet nga francezi me përvojë, Malouda

72’ Contento pastron zonën, pas harkimit të Drogas në zonë

71’ Drogba e Kaloi mundohen të shqetësojnë portierin Neuer, por ky i fundit me maturi zgjidh problemin

70’ Kroos goditi fuqishëm, Cech me mund të madh ndal atë.

69’ . Çfarë po bënë Chelsea, ata po luajnë vetëm në zonën e tyre, derisa zgjidhjet vetme e kan devijimin topit në rivënie nga këndi. Është hera e 12-të që Bayerni e nis lojën nga flamuri!

66′ Bayern Munchen – Chelsea 10: O, në goditje nga këndi, kjo më së miri e pasqyron dominimin e Bayernit. Por edhe këtë herë mbrojtja e Chelseas paston zonën e tyre.

64’ Ribery mbanë Bayernin përpara por këtë herë zgjodhi të goditë vet, e cila përfundoi plogësht jashtë vijës fundore.

63’ Ribery pasi rikuperoi një top nga Mata u nis drejtë portës rivale por pasimin e tij nuk e kuptoi si duhet Gomez.

60’ Bayern Munchen mbetët përpara, por nuk po ia dalin më shumë se të nxjerrin goditje nga këndi.

59′ David Luiz ka qenë vendimtar, ai ndali goditjen e Robbenit, i cili pasi u fut në zonë tentoi të gjuajë në portën e çekut.

54’ Uuuu, dëshpërim i madh tek gjermanët, pas një kundërsulmi të gjermanëve, topi u devijua deri tek Ribery i cili tundi rrjetën por gjyqtarët kishin sinjalizuar me kohë pozitën jashtë loje.

51’ Drogba mundohet me goditje nga distanca të befasoi portierin Neuer, por goditja e tij përfundoi larg portës.

49’ Bayerni si edhe në pjesëlojën e parë fillon furishëm sulmin drejt portës së Chelseas, ata ekzekutuan edhe goditjen e parë nga këndi në pjesën e dytë.

46′ Me nismën e futbollistëve të Bayernit filluan 45 minutat e dyta, në të cilën shpreosjmë të shohim edhe gola

Përfundoi pjesa e parë, përkundër rasteve të krijuara gola nuk pati.

42’ Sulmuesi gjigant i gjermanëve Gomez lëshoi rastin më të mirë kur brenda zonës gjuajti mbi portë

40′ Bayerni ekzekuton goditjen e shtat nga këndi por edhe me tej vazhdon rezultati i barabartë

38’ Chelsea merr zemër, Kalou kërcnon bayernin por “gardiani” i portës Neuer mirë e mbul hapësirën e tij.

37’ Drogba përpak t’iu shmanget mbrojtës gjermane por megjitahtë nuk qëndroi deri në fund.

36’ Tjetër rast i humbur i bavarezëve, këtë radhë Muler nga pozita ideale me gjysmë volej godet përskaj porte

34’ Rasti i parë i Chelseas për të rrezikuar portën e Bayernit. Mata ndalët pranë zonës së 16 metërshit në mënyrë të palejuar por spanjolli e mori përsipër goditjen e cila përfundoi mbi portë.

33’ Francezi Ribery rikthehet në fushën e gjelbër

31’ Alarm te skuadra e Bayernit, Ribery kërkoi ndihmën mjekësore pas ndërhyrjes së ashpër nga Bosingwa.

29′ Robben gjuan drejt në murin e gjallë të Chelseas nga goditja e dënimit prej 27 metrave larg portës.

27’ Drogba mundohet të organizoi sulmin e parë për Chelseasn por ndalet nga mbrojtësit rivalë.

23’ Bayern Munchen – Chelsea 5:0 në goditje nga këndi!

21’ Portieri Pter Cech i ka mohuar golin holandezit Robben, i cili brenda zonës goditi në portën angleze.

20’ Gjermanët ekzekutuan goditjen e tretë nga këndi derisa Chelsea ende mbetët mbrapa.

19’ Bayern Munchen vazhdon të bënë presion, pas goditjes së dytë nga këndi të bavarezë, për pak sa Bosingwa nuk e futi topin në portën e tij.

12′ Chelsea po mundohet të dal përpara por edhe më tej nuk kanë arrit të bartin lojën në pjesën që i takon baraverëzve.

8′ Rooben (B.Munchen) mirë u shkëput në zonën e tij të preferuar brenda zonës por godija e tij përfundoi lart mbi portë.

5′ Bayerni ka filluar vrullshëm lojën në sulm, Kroos ka rrezikuar londinezët por goditja e tij u devijua me kohë.

3′ KV: Schweinsteiger ndëshkohet me kartonin e verdhë pas lojës të qëllimshme me dorë.

1′ Fillon takimi i shumë pritur, me topin e pare që e nisën futbollistët e Chesleas

Pas pak fillon finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, momentët kryesore të së cilës do t’i pasqyrojmë në botasot.info

Bayern Munchen: M. Neuer, P. Lahm, J. Boateng, A. Tymoshchuk, D. Contento, B. Schweinsteiger, T. Kroos, A. Robben, Thomas Müller, F. Ribery, Mario Gomez

Chelsea: P. Cech, J. Bosingwa, D. Luiz, G. Cahill, A. Cole, J. Mikel, F. Lampard, S. Kalou, Mata, R. Bertrand, D. Drogba

Një i vdekur e tetë të lënduar në aksident
Në një aksident të rendë trafiku në rrugën Drenas-Malishevë, përkatësisht në fshatin Arlat të Drenasit ku janë aksidentuar tri vetura, ka vdekur një person dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime serioze. Togeri i Stacionit Policorë të Drenasit, Fehmi Hoti, ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura me ç’rast drejtuesi i automjetit të tipit Golf II i moshës 63 vjeçare ka ndërruar jetë. Hoti ka shtuar se viktima është nga fshati Gjurgjevik i Komunës së Klinës, ndërsa të lënduarit të tjerë R.K (1967) dhe G.K (1992) nga fshati Terpezë i Malishevës kanë marrë lendime të rënda trupore e gjithashtu edhe F.B (1973), D.B ( 2001), Z.B (1996), F.B (1998), D.B (2002) dhe L.B (2002) të gjithë nga një familje nga fshati Arllat i Drenasit kanë marrë po ashtu lëndime të rënda trupore.

Austria shkatërroi grupin e hajnave me origjinë nga Kosova
Policia austriake ka kumtuar se ka shkatërruar një grup hajnash të trezorit me origjinë nga Kosova, njofton “Blic”. Ky grup që nga viti 2010 ka bërë të paktën 44 vjedhje në territorin e Austrisë së Ultë e të Poshtme, Salzburg dhe Burgenland dhe e ka dëmtuar vendin për 850 mijë euro, kanë thënë zyrtarë policorë austriakë .

Janë arrestuar dy të dyshimtë e gjashtë të tjerë janë në arrati.

Ata thyenin ndërmarrje të ndryshme dhe nëpër to kërkonin arkat me para të cilat i hapnin me anë të prerjes  aty ku i gjenin. Me këtë para ata kanë blerë vetuar të shtrenjta..

Anëtarët e grupit udhëtonin me aeroplan nga Sllovakia ku mendohet të jetë selia e tyre por vinin edhe nga Kosova

Kelmendi: Nuk dua të më thonë se është e pamundur të përfaqësoj Kosovën
“Financial Times” shkruan se një nga nga yjet më të mëdhenj në botë në sportin e xhudos është duke bërë të pamundurën për të përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën e Londrës.

Fjala është për Majlinda Kelmendin e cila sipas gazetës britanike, është e gjashta në botë në peshën poshtë 52 kg, sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, çka nënkupton se ajo e ka të garantuar një vend në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Tetorin e kaluar sportistja nga Kosova mori medalje ari në Kupën e Botës në Itali dhe Bjellorusi dhe në Abu Dhabi Grand Prix. Gazeta thekson se atletët nga Kosova nuk mund të përfaqësojnë vendin e tyre në Lojërat Olimpike dhe javën e ardhshme Komiteti Ndërkombetar Olimpik do të vendosë se nën cilin flamur do të konkurojë Majlinda Kelmendi gjatë kësaj vere.

“Unë kam punuar shumë për këtë ditë dhe kam pasur ëndërr të përfaqësoj vendin tim në Olimpiadë dhe nuk dua që askush të më thotë se është e pamundur të përfaqësoj Kosovën në Londër. Nuk e kuptoj se përse gjithçka duhet lidhur me politikën”, thotë sportistja kosovare në intervistën dhënë “Financial Times” të Londrës, transmeton Top Channel.

Lobimi serb e ka mbajtur Kosovën jashtë Komitetit Ndërkombëtar  dhe shumicës së Federatave Sportive Ndërkombetare, sipas Ministrit kosovar të Sporteve, Memli Krasniqi. Pashaporta e dytë e Kelmendit, ajo shqiptare i mundësoi asaj të konkurojë në Itali dhe Bjellorusi vjeshtën e kaluar dhe ishte himni shqiptar që u luajt kur ajo u bë Kampione e Europes për të Rejat në 2009 dhe 2010.  Ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer që e lejoi Majlinda Kelmendin të përfaqësojë Federatën si atlete e pavarur, përfshi dhe Kampionatin Botëror të Parisit ku ajo mori medaljen e artë.

Por kur Serbia është e vendosur të pengojë Kosovën nga aspirata për shtetin e vet dhe kur vende si Rusia, Kina dhe Spanja janë të gatshme për ta kufizuar atë për shkak të lëvizjeve separatiste që ziejnë në vendet e tyre, shkruan “Financial Times”, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nuk ka gjasa t’i lejojë Kelmendit të përfaqësojë Kosovën në Londër.

Një kompromis, që do i lejonte asaj të konkuronte e pavarur nën flamurin olimpik, siç bënë atletët nga ish-Jugosllavia në Barcelonë në vitin 1992, është duke u marrë në konsideratë si mundësi, shkruan gazeta britanike.

“Çfarëdo që të ndodhë në mbledhjen e javës së ardhshme të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, unë jam shumë shumë krenare që do të konkuroj për popullin tim në Lojërat Olimpike të Londrës”, thotë Majlinda Kelmendi, atletja kosovare, për “Financial Times”.

Trepça i bashkohet Prishtinës në finale
Skuadra e Trepçës ka prerë biletën për në finale të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. “Xehetarët” të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” të Mitrovicës shënuan fitore përballë Pejës me shifrat 73:63, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale. Trepça kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 2:1. Në finale Trepça do të takohet me Sigal Prishtinën, e cila ka përparësinë e terrenit në ndeshjen e pestë eventuale. Fituesi në finale përcaktohet pas tri fitoreve.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur para një jave në Mitrovicë, “xehetarët” e fituan me vështirësi, pas vazhdimit prej pesë minutave. Në mesjave në Pejë u luajt ndeshja e dytë e kësaj serie, ndërsa vendasit fituan bindshëm për të barazuar rezultatin në 1:1.

Të shtunën “Trepça” regjistroi ndeshjen më të mirë në gjysmëfinale dhe siguroi finalen e dytë të edicionit. Finalen e parë, atë të kupës e fitoi pikërisht në Pejë.

Ekipi mitrovicas fitoren dhe njëherësh finalen e siguroi në minutat e fundit të ndeshjes, më saktësisht kur kishin mbetur pak më shumë se dy minuta lojë. Trepça regjistroi seri 12:2 dhe u shkëput në dhjetë pikë epërsi, 71:61. Në këtë shkëputje kontribuuan Imer Tahiri me tri pikë dhe amerikani Jaleel Nelson që pati dy topa të vjedhur. Te skuadra e Trepçës shënuesi më i mirë ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë të shënuara, i përcjellë nga Gazmend Asllani (14), Besnik Azemi (12) e Nelson (10).

Jackie Chan pension
Jackie Chan ka njoftuar daljen e tij në pension pas më shumë se 100 filmave ku artet marciale u përcollën tek publiku të përziera me nota humori nga aktori.

58-vjeçari pranoi se është shumë i vjetër për skenat e karatesë. Aktori e dha lajmin gjatë prezantimit të filmit të tij të fundit ‘Chinese Zodiac’ që do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Jam shumë, shumë i lodhur. Ky është filmi im i fundit aksion sepse nuk jam më i ri. Gjithashtu nuk më pëlqen të bëj më filma të tillë sepse jam i shqetësuar nga rritja e sjelljes agresive të njerëzve në ditët e sotme”, shtoi Jackie Chan.

“Është një dilemë e madhe: mua më pëlqen të luftoj, më pëlqen aksioni, por nuk më pëlqen dhuna”, shtoi 58-vjeçari, i cili po mendon për role ndryshme në të ardhmen.

”Dua të jem një aktor i vërtetë, dua të heq etiketimin që kam për momentin. Dua që publiku të dijë se nuk jam vetëm një komedian. Ditë pas dite dhe vit pas viti do ju tregoj se kush është Jackie Chan”, përfundoi aktori.

Shpërthim pranë një shkolle në Itali, vriten dy vajza
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur përpara një shkolle në qytetin e Brindizit, në jug të Italisë, duke vrarë të paktën dy vajza dhe duke plagosur tetë nxënës të tjerë.

Shpërthimi ndodhi teksa nxënësit po mblidheshin në shkollën “Morvillo-Falcone”, rreth orës 07:45 të ditës së shtunë, njoftojnë mediat italiane.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shpërthimin, i cili rezulton se është kryer me dy bombola gazi, të futura në një çantë dhe të vendosura në murin e jashtëm të institutit.

Në qytetin jugor kanë mbërritur struktura të specializuara policore si ROS dhe SCO, por megjithatë është ende e paqartë se si dy bombolat, të lidhura mes tyre, janë ndezur dhe më pas kanë shpërthyer, raportojnë mediat.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se për momentin nuk dihet se kush mund të ketë qenë organizator i atentatit dhe po ashtu motivet e tij janë të paqarta.

Ngjarja ndodh pak ditë para 20-vjetorit të vdekjes së prokurorit të antimafias, Giovanni Falcone, hipotezë kjo e shyqrtuar nga hetuesit duke qenë se edhe shkolla mban emrin e tij dhe të bashkëshortes.

“Ka shumë koincidenca për këtë ngjarje. Uroj që të jenë të tilla, edhe pse në këtë moment shqetësimi ynë i vetëm është për nxënësit”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Brindizit, Mimmo Consales për “ANSA”.

Policia maqedone ndaloi rreth 30 emigrantë shqiptarë
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë një operacioni të gjerë në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe rrethinë ka ndaluar dhjetëra shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në Maqedoni.

Sipas SPB-së në Tetovë, janë ndaluar rreth 30 shtetas shqiptarë në Gostivar, Çegran dhe Vrapçishtë, të cilët po qëndronin dhe punonin pa leje qëndrimi dhe leje pune. Në mesin e tyre ka pasur shtetas shqiptarë edhe pa dokumente personale, transmeton INA.

MPB bëri të ditur se të gjithë shtetasit e ndaluar janë mbajtur në stacione policore dhe në biseda informative, me ç`rast është zbuluar se ata po qëndronin në Maqedoni për qëllime ekonomike dhe punë. Javën e kaluar në një operacion tjetër gjithashtu u zbuluan dhjetëra shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan drejt shtetit shqiptar. Ata janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë.

Lemza e bebeve nuk duhet t’ju brengosë
Secili prind brengoset kur e sheh beben e vet prej vetëm pak ditësh apo muajsh që ka lindur fillon ta ngacmojë lemza. Megjithatë, thonë ekspertët, nuk ka arsye për brengosje.

Lemza te të porsalindurit mund të shfaqet, në qoftë se bebja thith ajër apo nëse ndodh të kthejë ushqimin nga kapërcelli (ezofagu) dhe goja.

Megjithatë nëse shikoni që fëmija juaj ngacmohet shpesh nga lemza, atëherë mund të ndiqni këto këshilla të thjeshta për të larguar këtë problem:

1. Gjatë ngrënies mbajeni fëmijën ulur drejt. Kjo parandalon lemzën pas ngrënies, pasi lëshon ajrin që bebja mund të ketë gëlltitur gjatë ngrënies. Mbajeni fëmijën tuaj mbi shpatullën tuaj dhe goditeni lehtë në kurriz derisa të gromësijë.

2. Kontrolloni biberonin. Kur e mbani atë kokëposhtë, qumështi duhet të dalë i pandërprerë dhe jo me pika. Zgjidhni një shishe që të nxjerrë sa më pak ajër.

3. Ushqejeni me kafshata te vogla. Të dyja rastet, si shumë ushqim, si pak, shkakton lemzën. Lëreni fëmijën të ndalojë së ngrëni kur të ndihet i ngopur; asnjëherë mos sforconi ngrënien.

4. Çojeni fëmijën tuaj tek pediatri nëse ka lemzë të vazhdueshme të shoqëruar me kollë, të vjella, etj. Mund të ketë ndonjë problem të refluksit. Doktori juaj mund të sigurojë këshillat dhe trajtimin e duhur.